LEZHË - Një defekt në sistemin elektrik ka shkrumbuar plotësisht një furgon mallrash, ndërsa flakët e zjarrit rrezikuan edhe një banesë në fshatin Balldre të Lezhës. Automjeti me targa DJ 800 PB ka qenë i parkuar në garazhin e banesës të shtetasit V.G kur është përshirë nga zjarri.
Ka qenë pronari i furgonit i cili ka konstatuar flakët dhe ka njoftuar menjëherë policinë dhe zjarrfikësit.
Nga të dhënat e para të policisë mësohet se shkak për rënien e zjarrit është bërë një defekt në sistemin elektrik të mjetit, i cili ka provokuar edhe flakët e zjarrit, ndërsa dëmet e shkaktuara kapin një vlerë të konsiderueshme.
Po në të njëjtin fshatit rreth orës 02:00 të mëngjesit ka rënë zjarr në korridorin e katit të 4 të një pallatit. Kanë qenë banorët të cilët kanë sinjalizuar zjarrfikësit dhe falë ndërhyrjes së shpejtë të këtyre të fundit nuk janë shkaktuar dëme.
Duke ju referuar faktit se zjarri ishte pranë derës të një familje, policia ka dyshime për një zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa po punohet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO