LEZHË – Një 28-vjeçar është ndalur nga disa persona që hiqeshin si punonjës policie. Ngjarja ka ndodhur në Lezhë rreth orës 17:15, bën të ditur policia në një komunikatë për shtyp.
Në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gajushit” në Shënkoll, një mjet Pasat me targë gjermane, me fenelinë policie, ka ndaluar pranë shtetasit Erjon Preçi, banues në Tale, i cili ishte në rrugë duke pritur për të udhëtuar.
Personat që ishin në makinë kanë zbritur duke u prezantuar si punonjës policie, e kanë pyetur se çfarë kishte me vete. Preçi e ka kuptuar se këta nuk ishin punonjës policie dhe është larguar me shpejtësi.
Ky shtetas nuk është dëmtuar, ndaj tij nuk është përdorur armë zjarri, nuk i është ushtruar dhunë dhe nuk i është marë asnjë send me vlerë.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Dyshohet se personat kanë pasur si objektiv grabitjen e 28-vjeçarit.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja,com)
/Shqiptarja.com