Lezhë/ 2 viktima në punë! Aksion nga IKMT dhe Policia e Shtetit! Pezullohen punimet në 2 subjekte, arrestohen administratori dhe punonjësi i firmës, në kërkim drejtuesi teknik

LEZHEAksidentet në punë me dy viktima të ndodhura në zonen turistike të Shëngjinit kanë vënë në lëvizje institucionet përgjegjëse në Lezhë. 

Në dy kantieret e ndërtimit ku ndodhen ngjarjet është vendosur shiriti dhe pezulluar punimet, ndërsa në terren kanë zbarkuar Inspektoriati Shtetëror i Punës, Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Territorit ai kombëtar dhe Policia e Shtetit. Ata po kalojnë në sitë të gjitha subjektet që operojnë në sektorin e ndërtimit, për të parë nëse janë të pajisur me leje ndërtimi dhe a i plotësojnë rregullat e sigurisë në punë.

Ndaj shkelesve të ligjit nuk do të ketë tolerime dhe masat ndëshkimore do të jenë deri në bllokim aktiviteti bëjnë të ditur institucionet përgjegjëse.Në harkun kohor të dy ditëve në Shëngjin ndodhen dy aksidente në punë me dy viktima.

Rasti i parë u regjistrua mëngjesin e 9 majit 2024, ku një punëtor 28-vjeçari gjeti vdekjen pasi ra nga kati i nëntë i pallatit teksa po montonte vinçin dhe u shkëput.

Ngë verikimet rezultoj se i riu Emiliano Frroku punonte në të zezë dhe dy katet e fundit të pallatit po bëheshin pa dokumentacionin përkates. Në lidhje me ngjarjen policia shpalli në kërkim 3 përsona dhe një tjeter u proçedua penalisht në gjendje të lire.

Dy ditë më vonë, kokretisht mesditen e 11 majit 2024 një tjeter aksident në pune i mori jeten një 50-vjeçari.Preng Gjoni u godit në kokë nga një dërrasë që u shkëput nga lartesia, teksa po punonte në një pallat në ndërtim në Kune. Janë venë në pranga Martin Kovaçi 47 vjeç, banues në Lezhë, administrator i firmës për ndërtimin e pallatit, dhe Eduard Frroku 47 vjeç, banues në Kamëz Tiranë, punonjës i firmës dhe një tjeter u shpall në kërkim,Edmond Markun 34- vjeç, banues në Lezhë, drejtues teknik i firmës së ndërtimit.

Për të dy rastet nga hetimet e kryera ka rezultuar se nuk janë plotësuar kushtet e sigurisë në pune.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:15
Vdekja e 50-vjeçari gjatë punës, policia aksion në Shëngjin, arrestohen administratori dhe punonjësi i firmës, në kërkim drejtues teknik

Aksioni i sotëm policor në Shëngjin ka vënë në pranga 2 persona, administratorin e një firme për ndërtimin e pallatit ku humbi jetën Preng Gjoni dhe një punonjësin e firmës E.F., 47 vjeç, banues në Kamëz Tiranë. Gjithashtu është shpallur në kërkim drejtuesi teknik i firmës së ndërtimit E.M., 34 vjeç, banues në Lezhë.

Janë arrestuar për "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë" shtetasit:
-M. K., 47 vjeç, banues në Lezhë, administrator i firmës për ndërtimin e pallatit;
-E. F., 47 vjeç, banues në Kamëz Tiranë, punonjës i firmës. 
Ndërsa u shpall në kërkim për "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë" :
-E. M., 34 vjeç, banues në Lezhë, drejtues teknik i firmës së ndërtimit.', sipas njoftimit të policisë.

'Arrestimi i 2 shtetasve dhe shpallja në kërkim e 34-vjeçarit u bënë pasi ditën e djeshme, në Kune, Shëngjin, në një pallat në ndërtim, me administrator shtetasin M. K., shtetasi  P. Gj., 50 vjeç, duke punuar, humbi jetën pasi i ra një dërrasë druri mbi kokë.', thuhet në njoftimin e policisë.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65- vjeçari