LEZHE - Një efektiv policie rreth orës 18:35 të pasdites së sotme ka mbërritur i plagosur me armë zjarri në spitalin e Lezhës. Paraprakisht u mësua se ngjarja kishte ndodhur në lagjen “Besëlidhja”, ku mësohet se i plagosur ka mbetur Ervin Rajtja 35 vjeç.
Por nga hetimet u sqarua se efektivi Rajtja është plagosur nga pakujdesija me armën e tij të shërbimit të cilën e mbante në një çantë krahaqafë. Burime spitalore bëjnë me dije se 335-vjeçari është plagosur në bark dhe këmbë, por pa prekur organet jetësore.
Në vendngjarje është gjetur një predhë e kalibrit 7.62 mm. Po punohet për të zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com