Lezhë,emigranti jep 20 mijë $,fëmijët
e varfër në shtëpi të re për 1 Qersho

Lezhë,emigranti jep 20 mijë $,fëmijët<br />e varfër në shtëpi të re për 1 Qersho
Familja 5 anëtarëshe e Tonin Zefit nga fshati Fishtë i Lezhës jetonte në kushte tejet të vështira. Ata jetonin në një dhomë të shkatërruar dhe pa asnjë kusht elementar. Por falë bujarisë së disa banorëve të këtij fshati, familja 5 anëtarëshe e Toninit nuk do të jetë më si më parë.
 
Që prej një 1 qershorit situata ka ndryshuar. Famulltari i zonës Ded Gjoka kishte bërë prezente problematikën e familjes Zefi tek banorët e zonës.
 
Me tu njohur me hallin e kësaj familje emigranti Luigj Vulaj dhuroi 20.000$ për ndërtimin e një banese të re, ndërsa kontribute dhanë dhe shumë banorë të fshatit të cilët kontribuuan për një strehë të re dhe me kushte më të mira.
 
“Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur sepse Luigj Vulaj, një malësor me origjinë nga Shkodra dhe që jeton në Boston bëri një gjest kaq të mrekullueshëm nëpërmjet Padër Dedës. Famulltari jonë e solli për drekë te “Mrizi”, as te shtëpia nuk ka ardhur dhe gjatë diskutimit kur i shtruan problematikën tha që do e ndihmoj. Imagjinoje nuk ka dashur as të duket, as të vinte këtu, bëri një gjest të jashtëzakonshëm dhe vuri para përgjegjësisë gjithë fshatin. Të gjitha nga pak kanë kontribuar, dikush me ditë pune, miq e shokë kanë sjellë materiale dhe në fund u realizua një shtëpi shumë e mirë që do të kishte kushtuar më shumë po t’i i ishte lënë një dorë një sipërmarrjeje”, shprehet Altin Prenga, banor i fshatit.
 
Kryefamiljari Tonin Zefi falenderon të gjithë ata që kontribuuan për ndërtimin e shtëpisë së tij, pasi nuk e kishte menduar asnjëherë se një ditë familja e tij do të jetonte si gjithë njerëzit e tjerë kjo për shkak të vështirësive ekonomike.
 
“Kam jetuar në shtëpinë e vjetër, kushtet kanë qenë shumë të vështira dhe vetë i sëmurë. Dua të falënderoj Luigj Vulën, Padër Dedën, Antonin, Altinin dhe të gjithë ata ndihmuan për shtëpinë time", tha ai.
 
Shtëpia e re ishte dhurata më e bukur e 1 Qershorit për 3 djemtë e familjes Zefi në Fishtë të Lezhës, duke bërë që edhe ata të rriten si të gjithë bashkëmoshataret e tjerë.
 
“Falënderojmë xhaxhin Luigj që na dha buzëqeshje për 1 Qershor dhe Padër Dedën”, u shprehën fëmijët.

[gallery]22539[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar