LEZHE - Festat e fundvitit nuk kanë kaluar të qeta për shërbimin zjarrfikes në Lezhë. Vetëm në harkun kohor të një jave janë shënuar 13 vatra zjarri 10 prej të cilavë në banesa, ndërsa nuk kanë munguar rastet e zjarrit dhe në masive pyjore.
Zjarret në banesa janë shkaktuar kryesisht si rezultat i luhatjes së energjise elektrike nga erërat e forta që kanë shoqëruar Lezhës, ndërsa dhe një e moshuar ka mbetur e plagosur rëndë si pasoje e djegies brenda në banesë. Një fakt i tillë është bërë i ditur nga Shefi i Shërbimit Zjarrfikës në Lezhë Agustin Pepkolaj, sipas të cilit më së shumti vatrat e zjarrit janë shënuar nga data 30 deri me 2 janar.
"Kemi pasur si asnjëherë tjetër këtë vit, ka pasur ngjarje të cilat numri i tyre në krahasim me vitet e tjera ka qenë më i madh. Në total kanë qenë gati 13 objekte të cilat janë prekur kush pak kush shumë. Luhajtjet e energjisë, ndërprerja dhe ardhja ka ndikuar, forcat tona mbrëmë ishin atje në Kallmet, ngjarje të cilën ju po shpreheni, aty realisht kanë ndërhyrë po kishte ndodhur më përpara dhe është bërë e mundur të jepet ndihma por realisht edhe këtu ka qenë për luhatje tensioni." tha Pepkolaj
Rasti më i rende i zjarrit është shënuar mbrëmjen e kaluar në fshatin Kallmet të Lezhë. Në tentativë për tu nxehur me një sobë me dru, 82-vjeçarja Lula Pjetri si pasojë e përshirjes nga flaket e rrobave të saj është djegur në 80% të trupit dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin e traumes në Tirane. Në momentin e Zjarrit ajo ka qenë e vetme, në një nga dhomat e shtëpisë, ndërsa ka qenë ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve të Lezhës të cilat kanë bërë të mundur mos përshfishrjen nga flakët të shtëpisë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
13 vatra zjarri vetëm në një javë">