LEZHE - Një zjarr i madh ka përfshirë katin e 7-të të një banese në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen “Besëlidhja”, në qytetin e Lezhës, ku një zjarr ka përfshirë një banesë duke e djegur plotësisht atë.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë dy zjarrfikëse të qytetit për të shuar zjarrin, ndërkohë që personat që jetonin në apartamentin në fjalë janë nxjerrë menjëherë jashtë saj, ku dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.


Ende mbeten të paqarta shkaqet e zjarrit, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(lm/im/shqiptarja.com)