LEZHE - Tre persona kanë mbetur të plagosur njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë si pasojë e përplasjes të një furgoni mallrash dhe një autoveture në Lezhë. Aksidenti ndodhi pasditen e sotme në supertradën Lezhë-Laç në afërsi të kryqëzimit të Shën Kollit.
Nga përplasja e fortë e mjeteve ka mbetur i plagosur rëndë Petrit Ndoj 50-vjeç drejtuesi i furgonit i cili pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin rajonal të Lezhës është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës në gjendje të rëndë për jetën.
Gjithashtu kanë mbetur të plagosur edhe drejtuesi i mjetit "Alfa Romeo" me targa Italiane Silvian Prenga 20-vjeç si dhe pasagjerja e cila udhëtonte me të Margjela Prenga 68-vjeçe të cilët janë dërguar në Spitalin e Lezhës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia rrugore e Lezhës e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes bëri të ditur se shkak për aksidentin është bërë ndërprerja e rrugës nga furgoni i cili po tentonte të hynte në një rruge dytësore për në drejtim të fshatit Zejmen.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO