Një person rreth 46-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën ku banonte me qira në Lezhë. Fatos Zyka me prejardhje nga Fieri mendohet të ketë ndërruar jetë tre ditë më parë, ndërsa ende nuk dihet shkaku i vdekjes. Ai banonte vetëm në një shtëpi private me qira në lagjen 11 Janari në Lezhë prej 1 viti, pasi ka qenë i ndarë nga familja.
Fqinjët lajmëruan policinë pasi nuhatën aromën e rëndë që vinte nga banesa e Haxhirajt. Policia është në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me rastin.
Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.