Provimi i lëndës së matematikës ka sjellë rezultate zhgënjyese për shumë maturantë në Lezhë.
Çudia më e madhe ka ndodhur në shkollen e mesme "Karl Gega" në Balldre, pasi gati 50% e nxënësve kanë ngelur duke u vlerësuar me notën 4.
Drejtori i Arsimit në Lezhë Bardhok Pulaj thotë se shumë nxënës nuk kanë arritur të kenë një standart në lëndën e matematikës dhe për këtë do të ketë një analizë të thellë.
Bardhok Pulaj shprehet se nuk do të mungojnë as masat ndëshkimore për mësuesit që paraqesin përformancë të dobet.
Në dy provimet e tjera atë të gjuhes së huaj dhe letërsisë rezultatet kanë qenë më të kënaqshme, duke i përmbushur pritshmëritë e drejtuesve të arsimit në Lezhë si dhe të vetë nxënësve.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com