LEZHË, 6 Shtator/ATSH-Gaspër Marku/- Ndryshimi i papritur i kushteve atmosferike në orët e pasdites të së shtunës, i ka marrë jetën një 20 vjeçari.
Burime zyrtare nga policia e qarkut Lezhë, bëjnë të ditur për ATSH-në se ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth orës 17.30, në fshatin Fushë Gjorm, ku gjeti vdekjen nga rrufeja shtetasi Marjan Gjini, i cili ka qenë duke ruajtur bagëtitë.
Në vendngjarje gjendet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet proceduriale rreth kësaj ngjarje./m.m/
/Shqiptarja.com