LEZHË – Persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur në orët e para të mëngjesit një banesë në fshatin Balldre të Lezhës.

Mësohet se banesa e grabitur është e Luigj Prekës, familjarët e të cilit ndodheshin në shtëpi në momentin kur kanë hyrë grabitësit e maskuar, po fatmirësisht nuk është raportuar se është lënduar ndonjëri prej tyre.

Sipas policisë së Lezhës bëhet e ditur se personat e armatosur kanë marrë nga familja Preka disa bizhuteri e sende të tjera me vlerë duke terrorizuar familjarët.

grabitja lezhe me logo
(Në foto: Banesa e grabitur në Balldren të Lezhës)

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit, ndërsa policia është vënë në lëvizje për zbardhjen e ngjarjes, sapo është vënë në dijeni, për të identifikuar autorët e për të bërë të mundur arrestimin e tyre. Ndërkohë që policia ka gjetur të braktisur mjetin e autorëve rreth 3 kilometra larg nga banesa e grabitur.

grabitja lezhe me logo
(Në foto: Policia në vendngjarje pranë banesës së grabitur në Balldren të Lezhës)
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)