Në qytetin e Lezhës një person i armatosur ka grabitur pasditen e sotme një supermarket në rrugën Shtraus në pronësi të Zef Ercekut.
/Shqiptarja.com
Personi i armatosur dhe i maskuar ka arritur të marrë xhiron ditore, një shumë prej 300 mijë lekësh të vjetra dhe është larguar në drejtim të paditur.
Policia ka filluar hetimet dhe deri tani janë shoqëruar në komisariatin e Lezhës 8 persona për tu marrë në pyetje në lidhje me grabitjen.
Policia pritet të sekuestrojë kemrat e sigurisë të marketit, të cilat mendohet se kanë filmuar momentin e grabitjes.Dyshimet janë se autori është ndonjë i ri banor i zones aty pranë, që e njeh mirë terrenin.
Sipas të dhënave paraprake mendohet se autori i grabitjes është një person rreth 20-vjeç dhe që mund të ketë patur dijeni për xhiron ditore të supermarketit.
Er.K/Shqiptarja.com









