LEZHË – Tre apartamentet të cilat ndodheshin në të njëjtin kat të një pallati në lagjen “Beslidhja” të qytetit të Lezhës, janë grabitur njëra pas tjetrës, ndërsa familjarët kanë përjetuar momente tmerri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 e ditës së sotme (13 janar 2014).
ORA 15:59 ARRESTOHET NJË NGA GRABITËSIT E TRE BANESAVE
Burime nga Policia e Lezhës thanë sot se, “rreth orës 15:00 si rezultat i një pune intensive hetimore të strukturave të Komisariatit të Policisë Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, u bë i mundur identifikimi i autorëve të ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në katin e dytë të një pallati në lagjen "Besëlidhja", ku u vodhën me dhunë tre banesa në të njejtin kat”.
“Si rezultat u bë i mundur arrestimi i shtetasit Jurgen B., 17 vjeç, lindur e banues në Mirditë, si dhe u bë shpallja në kërkim e autorit tjetër, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi. Materialet i kalojnë Prokurorisë Lezhë, për "vedhje me armë”, deklaruan gjatë ditës së sotme burimet zyrtare nga Policia e Lezhës.
ORA 08:37 MASKAT GRABISIN TRE FAMILJE E MBAJNE PENG NJE GRUA
Dy persona me maska dhe të armatosur kanë përdorur tarracën e një bari për t’u ngjitur në katin e dytë dhe më pas lehtësisht janë ngjitur në katin e tretë dhe kanë hyrë përmes ballkonit në apartamentin e parë.
Në shtëpinë e parë ndodhej një grua me të bijën, por nuk kanë ndjerë asgjë. Hajdutët kanë hyrë në banesën e dytë që dukej se ishte edhe pikësynimi i tyre. Kanë thyer xhamin e ballkonit dhe kanë hyrë brenda.
Në të ndodhej një grua e vetme, të cilën e kanë goditur dhe grabitur. Teksa mbanin nën presion dhe trysninë e armëve gruan e vetme, një grabitës ka hyre edhe në banesën e tretë ku nuk ka pasur njeri. Më pas kanë dalë nga hyrja e pallatit duke thyer llambat për të mos u parë.
Pasi janë larguar, gruaja e dhunuar e cila kishte bashkëshortin jashtë vendit si emigrant ka lajmëruar policinë.
Nga të dhënat e para grabitësit duhet të kenë pasur dijeni që në këto familje nuk ishin burrat, të cilët jetojnë në emigracion.
Personat e maskuar u kanë marrë paratë, bizhuteritë dhe sende të tjera me vlerë."

(Foto: Njëra prej banesave të grabitura) Shikoni Foto të tjera
Nga burimet e para mësohet se autorët kanë përdorur dhunë ndaj grave, të cilat kanë kundërshtuan grabitësit. Më pas janë larguar me sendet e me vlerë që kanë vjedhur, duke përfituar dhe nga errësira.
GRABITESIT HARROJNE TELEFONAT
Mësohet se grabitësit kanë hyrë nga ballkoni i njërës prej banesave dhe më pas kanë bërë dhe grabitjen e dy banesave të tjera të cilat ndodheshin ngjitur me njëra tjetrën.
Policia ka shpresa për identifikimin e shpejtë të autorëve të kësaj grabitje pasi ata kanë harruar telefonat në vendin e grabitur. Mësohet se vlera e grabitur është e konsiderueshme.
Policia mësoi për grabitjen nga një telefonatë që iu bë rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm. Ndërkohë që familjarët e marrë në pyetje janë shprehur se nuk kishin mundur të bënin denoncimin më parë të grabitjes, pasi grabitësit nuk i kishin lejuar duke i kërcënuar me armë. 5 persona shoqërohen në rajon, si persona të dyshuar për ngjarjen kriminale.
BANORET TE FRIKESUAR
"Rreth orës 02:00 të natës në pallatin tonë në 3 banesa janë thyer dhe kanë hyrë nga ballkoni nuk e di se sa persona që kanë shkatërruar dhe kanë tentuar të vjedhin, të thyejnë, të shkatërrojnë dhe të cënojnë të drejtat e njeriut sepse aty ka qenë një femër vetëm dhe i kanë bërë presion duke e grushtuar dhe duke i vënë armën në kokë. Jemi komplet të pasigurtë sepse kjo që ka ndodhur mbrëmë mund të ndodhë dhe disa herë të tjera"- thotë një banore.
Redaksi online
(v.gj/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com