VIDEO/ Lezhë, Gushti nis me trafik të rënduar! Fluksi i lartë i automjeteve bllokon rrugët e qytetit dhe drejt Shëngjinit e Tales

Kthimi i emigranteve për pushime verore pranë familjeve të tyre dhe sezoni turistik, ka shtuar fluksin e automjeteve, duke sjell trafik të rënduar e shpesh here bllokim total të qarkullimit rrugor.

Situata më problematike paraqitet në superstraden Milot-Balldre, rruget drejt zonave turistike të Shëngjinit dhe Tales si dhe rrugët e brendshme të qytetit të Lezhës.

Drejtuesit dhe qytetarë thonë se iu duhen orë të tëra për të mbërritur në destinacion, në ato rrugë që në kushte normale përshkrohen për 20 minuta, duke u kthyer në shqetësim mjaft më të madh për të.

Trafiku i rënduar është një problematikë e vazhdueshme në Lezhë çdo sezon veror, pasi rruget e ngushta dhe pa standarte nuk e përballojnë fluksin e lartë të automjeteve i cili 10 fishohet kryesisht përgjatë muajit gusht.Ndërsa policia rrugore këshillon drejtuesit e automjteve që të përdorin rruget dytësore për të shmangur trafikun e rënduar.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or tej: 02/08/2023 14:16

    Per 2 mbikalime te qelbura qe mungojne or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie