Hiqet nga Porta e Kalasë së Lezhës, pllakati i Sulltan Sulejmanit i cili ishte vendosur rreth tre javë më pare. Vendimi për heqjen e tijë u morë nga Ministria e Kulturës, pas dëmtimeve që iu bënë 1 ditë më parë nga persona ende të paidentifikuar. Përgjegjsi i Kalasë, Dedë Margjoni shprehet se pllakati tashmë është dërguar në laboratorin e Institutit të Monumenteve të Kulturës në Tiranë.
Sipas burimeve do të bëhet një kopje e këtij pllakati dhe do të vendoset sërish në hyrje të Kalase së Lezhës nga Drejtoria e Kulturës Kombëtare në Shkodër.Ky pllakat u vendos në hyrje të kësaj kështjelle më 22 shtator të këtij viti, ndërsa solli debate të shumta midis historianëve dhe studiuesve në mbarë vendin.
Kundër vendosjes së këtij pllakati në atë vend ishin edhe banorët e Lezhës të cilët reaguan ashpër në rrjetet sociale, ndërsa në dy raste pllakati u tentua të hiqet duke u dhunuar nga përsona ende të paidentifikuar.
Pllaka me mbishkrimin Osman, e vendosur në datën 22 tetor 2015 në hyrje të Kalasë së Lezhës ndodhet sot në laboratorin e IMK-së, njofton Ministria e Kulturës, duke dënuar aktin ë përsëritur të dhunës që është bërë mbi të. Sipas deklaratës së MK, në datën 05.10.2015, pllaka me mbishkrimin osman, e cila është e vendosur në hyrje të kalasë së Lezhës është dëmtuar nga persona ende të paidentifikuar.
Dëmtimi
Dëmtimet janë vënë re mëngjesin e së hënës nga punonjësit e kalasë. Pas njoftimit të marrë nga punonjësit e sektorit Lezhë, lidhur me dëmtimin e pllakës së mbishkrimit osman në hyrje të Kalasë së Lezhës, specialistët e DRKK- Shkodër, kryen verifikimin e menjëhershëm në vend të dëmit të shkaktuar. Nga inspektimi i pllakës u konstatua se ka dëmtime në konturin e saj, në pjesën e majtë të sipërme dhe në mes djathtas, dëmtime vërehen edhe në një pjesë të madhe të relievit të shkronjave.
Për sa më sipër u bë kallëzimi pranë organeve të rendit. Një grup specialistësh dhe drejtoresha e Institutit të Monumenteve, Arta Dollani, kanë inspektuar ngjarjen nga afër në Kalanë e Lezhës, ku është bërë heqja e pllakës për ta restauruar nga dëmtimet e ditëve të fundit.
Redaksia online
(s,m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO