Lezhë/ I armatosur me armë zjarri dhe me dy mina me telekomandë, vihet në pranga 48- vjeçari! Do bashkëpunonte për të kryer ngjarje kriminale

Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin 'Destinacioni', ku në pranga është vënë 48- vjeçari Arben Zagolli, pasi ditën e sotme u kap i armatosur me armë zjarri dhe me dy mina me telekomandë.

Sipas policisë, 48 vjeçari është kapur tek “Kryqëzimi i Shënkollit”, Lezhë, dhe udhëtonte me një taksi nga Pogradeci drejt Lezhës, me municionin luftarak me vete, të cilin do t'ja jepte një personi tjetër për të kryer ngjarje kriminale.

Gjatë kontrollit, Policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë, dy mina me telekomandë dhe municion luftarak.

Në bashkëpunim edhe me Prokurorinë Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të qëllimit të udhëtimit të 48- vjeçarit të armatosur me armë zjarri dhe mina, si dhe për identifikimin e kapjen e shtetasit/ve që do të bashkëpunonte në Lezhë 48- vjeçari.

“Gjatë operacionit, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shënkollit”, Lezhë, shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll automjetin taksi ku udhëtonte si pasagjer shtetasi  Arben Zagolli.  Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Arben Zagolli, 48 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme. 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Nga vrasja e vëllezërve Çaça tek Sadikaj dhe Edmond Papa! Kush është Adriatik Kalemi, atentatet ndaj tij dhe familjes

Nga vrasja e vëllezërve Çaça tek Sadikaj dhe Edmond Papa! Kush është Adriatik Kalemi, atentatet ndaj tij dhe familjes