Korçë/ 71-vjeçari me probleme mendore qëllon me armë dhe mbyllet në banesë! Arrestohet pas 2 orësh! VIDEO e ndërhyrjes nga RENEA

KORÇË- Pas afro dy orësh rezistencë RENEA ka vënë në pranga 71-vjeçarin Edmond Naska, i cili për rreth terrorizoi lagjen 15 në qytetin e Korçës duke qëlluar me armë zjarri.

"U dëgjuan disa të shtëna, pastaj mora nusen dhe djalin dhe dolëm nga shtëpia, ikëm. Ajo u tremb! Në shtëpi ishim dëgjuam ato të shtëtant. Banojmë në të njëjtin pallat, në kat të tretë ngjitur me atë. Po unë tip të qetë e dija, po ai spara dilte, ishte tip i mbyllur. Unë kam tre vite që jetoj këtu, nuk njihja më përpara. Nuk e dinim që ishte tip kaq i rrezikshëm", thotë fqinji i të moshuarit.

Uniformat blu dhe shërbimet e Repartit Special RENEA rrethuan zonën pasi burri u mbyll në banesën e tij. Fillimisht ai u mbajt në vëzhgim nga policia vendase, derisa mbërriti RENEA.

Nuk kaloi as 30 minuta, kur forcat e specializura për raste të tilla, arritën të hynin brenda shtëpisë, duke shkulur kangjellat e ballkonit dhe më pas thyer xhamat. I moshuari me probleme mendore kishte mbyllur derën.

Report Tv solli pamjet e ndërhyrjes së RENEA-s, ndërsa dallohet momenti kur të moshuarit i vendosen prangat dhe më pas shoqërohet në spital për kontrolle.

Fqinji i tij Markelian Dhimitri tregoi se Naska nisi të shtinte më armë rreth orës 10.15 të paraditës së kësaj të marte. Banorët e lagjes ishin terrorizuar dhe në të njëjtën kohë, në sallën operative të policisë mbërritën dhjetra telefonata.

“Nganjëhërë bëhej dhe depresiv kur parkonim makinat përballë ballkonit. Nuk i linte të parkonin, i shante, ofendonte. Kaq, por nuk e dinim që ishte kaq i dhunshëm. Armën e shkreu në ajër ai, dolëm të gjithë, edhe me këta të klinikës. Pastaj u lajmërua dhe policia. Erdhi policia dhe dolëm në atë kohë”, ka thënë fqinji.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:52
Report Tv sjell pamjet, dorëzohet 71 vjeçari! Momenti kur RENEA futet në banesën e të moshuarit të armatosur

 

Pas afro dy orësh rezistencë Edmond Naska neutralizohet nga RENEA. Nga pamjet e siguruara për Report Tv duket se në momentin e ndërhyrjes nuk ka reaguar për të kundërshtuar efektivët e speciales. Autori është me pranga në duar dhe po shoqërohet nga këta të fundit.

Janë thyer xhamat e ballkonit, që ekipi i speciales të hyj në brendësi për të ndaluar 71-vjeçarin. Nuk raportohen probleme, aktualisht ai po shoqërohet në spital, për kontrolle, por nuk është i dëmtuar.

Ora 12:13
RENEA blindon Korçën pas të shtënave me armë, rrethon banesën e të moshuarit me snajper

Forcat RENEA kanë mbërritur në Korçë. Në pamjet e siguruara për Report Tv, RENEA kanë rrethuar banesën e të moshuarit. Ndërkohë që kanë vendosur snajper lart në një prej pallateve të zonës.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ceni: 16/07/2024 14:06

    Ky do jete nga kusherinjte e amerikes!

    Përgjigju
  • peleshi: 16/07/2024 12:23

    Se mbajne hic vapen korcaret. Ikin nga mendorjaaa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ UEFA shpall formacionin më të mirë të Evropianit, dominojnë lojtarët e Spanjës

Euro 2024/ UEFA shpall formacionin më të mirë të Evropianit, dominojnë lojtarët e Spanjës