Policia rrugore ka pezulluar lëvizjen e kamionëve me mbulesë deri në njoftim të dytë në aksin rrugor Lezhë - Mabe. Njoftimi erdhi për shkak të rrëzimit të katër kamionëve gjatë ditës së sotme.
Policia ka apeluar të gjithë drejtuesit e mjeteve këtë aks dhe në rrugën Tepelenë- Fier të ngadalësojnë shpejtësinë dhe të tregohen të kujdesshëm, për shkak të intensitetit të fortë të të erës.
Lajmi kryesor:
'Rikthehet' dimri, era përmbys katër kamionë dhe 'fluturon' tjegullat e çative (FOTO+VIDEO)











