Drejtoria e Policise se Qarkut Lezhe Foto Gasper Marku
LEZHË, 5 Korrik/ATSH-Gaspër Marku/ - Policia e qarkut Lezhë bën të ditur për një operacion të zhvilluar nga sektori kunder akteve terroriste dhe krimet e rënda  në qytetet Lezhë dhe Shkodër, ku u bë e mundur kapja e dy shtetasve në kërkim, Naser Lohja, vjeç 28 dhe Sali Shegaj, vjeç 57, që të dy banues në Shkodër.
Burime policore theksuan se keta shtetas janë shpallur në kërkim që prej dates 03.05.2013, pasi dyshohen për kryerjen e veprës penale të "Shtrëngim me anë të dhunës ose kanosjes për dhenie pasurie". /a.ke/