Policia ka sekuestruar armë, municione, uuro dhe bizhuteri të dyshuara nga veprimtaria kriminale e vjedhjes, duke arresttusar në flagrancë poseduesin e tyre.
Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë në bashkëpunim me F.N.SH. Shkodër janë ushtruar kontrolle blic në territor, ku si rezultat i tyre u sekuestruan :
- Një armë zjarri pistoletë Bereta me një krehër me 15 fishekë
- 14.600 Euro
- Një sasi bizhuterishë
Këto materiale u sekuestruan gjatë kontrollit të mjetit tip Lancia që drejtohej nga shtetasi i arrestuar, si dhe dyshohet të jenë të përfituara nga veprimtaria kriminale e vjedhjes.
U arrestua në flagrancë shtetasi i dyshuar si posedues i tyre, Roan Brahimi, 26 vjeç, banues në Lezhë.
Në ngarkim të tij veprat penale " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" , "Vjedhja" , "Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale" parashikuar nga nenet 278, 134 dhe 287/b i Kodit Penal.
Materialet proçedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.