Lezhë, kisha 7 shekullore jo një
monument kulture, lënë në harresë

Lezhë, kisha 7 shekullore jo një<br />monument kulture, lënë në harresë
Ndonëse i përket 7 shekujve me parë, kisha e Shën Gjonit në kodrën e Shëngjinit nuk është e klasifikuar si monumentet kulture. Ky objekt kulti nga i cili mendohet se vjen edhe vete emri i kësaj zone turistike ishte lëne në harresë që prej shembjes gjate revolucionit kulturor të vitit 1967. 

Evidentimi i kësaj kishe qe ka vlera te veçanta dhe i jep me tepër vlere historike Shëngjinit iu rikthye syrit të kureshtareve pasi u pastrua dhe iu largua damkosja e shume viteve inekzistence nga zyra e Kulturës Kombëtare në Lezhe.

Paulin Zefi përgjegjës për monumentet e kulturës shpreh bindjen e tije se megjithëse ky objekt kulti përmendet në relacionet e vitit 1336, ajo është akoma më e hershme dhe lidhet me pajtonin e saje Shën Gjon Vladimirin.
 
Ministria e Kulturës duhet të hedhë sytë nga këto objekte kulti, pasi kjo është historia e Lezhës dhe pjese e rëndësishme e historisë shqiptare.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri