Lezhë/ Kishte përshtatur lokalin e marrë me qira për organizim e lojërave të fatit! Arrestohet 35-vjeçari

Polica në Lezhë ka arrestuar një 35 vjeçar, pasi kishte përshtatur lokalin e marrë me qira në Laç për organizim e lojërave të fatit.

Sipas policisë, në pranga është vënë dhe 1 shtetas që u kap duke luajtur në lokal, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë, pronari i ambientit.

Njoftimi i Policisë:

DVP Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Forbidden”.

Kishte përshtatur lokalin e marrë me qira në Laç, me 8 makineta, 18 kompjuterë dhe celularë, për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, arrestohet 35-vjeçari.

Në pranga dhe 1 shtetas që u kap duke luajtur në lokal. Procedohet në gjendje të lirë, pronari i ambientit.

Policia ka sekuestruar pajisjet dhe një shumë parash, që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se në një lokal në lagjen nr. 4, Laç, luheshin lojëra fati, me pajisje të ndryshme, Seksioni i Hetimit të Krimit Ekonomik, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, finalizuan operacionin policor të koduar “Forbidden”.

Gjatë ndërhyrjes në ambientet e lokalit, në kuadër të këtij operacioni, u vunë në pranga qiramarrësi i lokalit, shtetasi E. M., 35 vjeç dhe shtetasi Xh. V., 31 vjeç, i cili u kap në flagrancë, duke luajtur lojëra fati, në këtë ambient. Në vijim të operacionit nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarin e lokalit, shtetasin P. L., 66 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Kthjellime dhe vranësira, ja si parashikohet moti për fundjavën

Kthjellime dhe vranësira, ja si parashikohet moti për fundjavën