Lezhë, koncert për 55-vjetorin e ansamblit 'Çiftelia' (VIDEO)

55-vjetori i krijimit të ansamblit "Çiftelia" bëri bashkë rapsod, instrumentist e krijues të Lezhës. Ata përformuan në skenen e pallatit të kultures "Ded Ndue Lazri".

Aktiviteti u organizua nga Bashkia, në nderim të artisteve lezhjanë që i dhanë emrin, shpirtin dhe vlerat e tyre ansamblit çiftelia.

Kryebashkiaku Pjerin Ndreu garantoi mbështetje maksimale për mbajtjen gjallë të folklorit, ndërsa përfaqësuesi i Ministrisë së Kultures Gjet Ndoj evidentoj vlerat folklorike të rajonit të Lezhës.

“Jemi gjithmonë në mbështetje të gjithçkaje që zgjon traditën që shfaq gjithë atë folklore i cili sa më shumë që kalon koha fillon e na mungon kurse ne e kemi për detyrë që ta mbajmë gjallë pas 55 vitesh jemi në një pallat kulture. 56 vjetori do jetë në një pallat culture komplet të transformuar”, tha Ndreu.

“Në kuptimin Etnokulturor ka 3 grupime, një triumvirat që është i jashtëzakonshëm në ruajtjen e trashëgimisë kulturore të popullit shqiptar. Zadrima, Mirdita dhe Malësia”, tha Gjet Ndoj përfaqësuesi i ministrisë së Kulturës.

Aktiviteti për 55-vjetorin e krijimit të ansamblit "çiftelia" zgjati rreth 2 orë, duke tërhequr vemendjen e dashamiresve të kultures të cilët kishin mbushur sallen e pallatit të kultures. Ndërsa folkloristët u vleresuan me certifikata mirenjohje.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare