Lezhë, kontrolli shëndetësor
falas do të nisë nga data 27 prill

Lezhë, kontrolli shëndetësor<br />falas do të nisë nga data 27 prill
LEZHE - Data 27 prill është përcaktuar si data kur në Lezhë do të fillojë kontrolli shëndetësor falas për grup moshën 40 deri ne 65 vjeç. Përzgjedhja e kësaj date ka ardhur pas takimit që zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj zhvilloi me drejtues të institucioneve shëndetësore në Lezhë.

Duke iu referuar iniciativës së ndërmarrë së fundmi nga Ministria e Shëndetësisë, Rjepaj ka prezantuar detyrat që kanë dhënësit e shërbimeve shëndetësore duke kërkuar edhe marrjen e masave paraprake.

Kontrolli shëndetësor bazë është një program kombëtar pa pagesë për përfituesit. Ai synon depistimin e popullatës për faktorët e riskut dhe sëmundshmërinë prevalente, me qëllim rritjen e kujdesit për shëndetin , zbulimin e hershëm të çrregullimeve dhe përmirësim të kulturës sheëndetësore.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë