Vellai i deputetit të Partisë Socialiste Eduard Ndreca, i cili u arrestua tre ditë më parë si i përfshire në kultivimin e bimeve narkotike në zonen Kashnjetit në Lezhë, do të hetohet në gjendje të lire.Armando Ndreca dhe dy përsonat e tjere të arrestuar Armel Nikdukaj dhe Elvis Shpellzai u njohen këtë shtune me masen e sigurisë në gjykaten e Lezhës.

Pasi dëgjoi palet gjyqtarja Edlira Çota, e cilësoi të paligjshem ndalimin nga policia të 32-vjeçarit Armando Ndreca dhe vendosi ndaj tij masen e sigurisë detyrim paraqitje, mase u kërkua gjatë seances edhe nga prokuroria e çështjes Irena Sufaj, e cila pavarësisht kërkeses që kishte bërë që ai të qëndroi në burg, pasi u njoh me provat dhe pretendimet e të arresrtuarit ndryshoj qëndrim.

Ndërsa Armel Nikdukaj dhe Elvis Shpellzai të cilët u kapen në flagrance në stanin që kishin përshtatur për kultivimin e bimeve narkotike do të qëndrojnë në burg pa afat.

Ndaj të tre përsonave janë ngritur akuzat "Kultivimi i bimeve narkotike e kryer në bashkëpunim", ndërsa ndalimi i tyre u bë gjatë një operacioni të zhvilluar nga policia e Lezhës në kuader të kontrolleve të territorit kunder kunder kultvimit të droges.Ata dyshohet se kishin përshtatur një ambient (stan), në pyjet e fshatit Kashnjet, për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa, nëpërmjet llambave që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Nga ky ambient u sekuestruan 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë.