Kthyen stanin në ‘shtëpi bari’ në Lezhë, 2 në pranga! Ndalohet vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca! Sekuestrohen 3 mijë bimë kanabisi (VIDEO)

LEZHË- Një stan në një zonë të pyllëzuar në Lezhë ishte përshtatur për kultivim kanabisi, ndërsa 2 persona kanë rënë në pranga dhe është ndaluar edhe Armando Ndreca, vëllai i deputetit socialist Eduard Ndreca.

Gjatë operacionit anti-drogë të zhvilluar nga bultë e Lezhës, në stanin e përshtatur si ‘shtëpi bari’ u sekuestruan 2973 bimë kanabis.

Sipas bluve në prangat e policisë kanë rënë shtetasit Armel Nikdukaj 27 vjeç dhe Elvis Shpellzai 28 vjeç banues në Koplik. Ata dyshohet se kishin përshtatur një ambient (stan), në pyjet e fshatit Kashnjet, për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa, nëpërmjet llambave që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Nga ky ambient u sekuestruan 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë.

Më tej, në banesat e 2 të arrestuarve në flagrancë, Policia gjeti 3 armë të ftohta dhe 1 maskë. Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast u ndalua dhe shtetasi Armando Ndreca 32-vjeç banues në Lezhë vëllai i deputetit Socilalist Eduard Ndreca, pasi dyshohet se është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Gjatë marrjes në pyetje ky i fundit ka mohuat përfshirjen e tij në këtë veprimtari të paligjshme, ndërsa materialet procedurale në lidhje me rastin i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Operacioni antidroge "Imazhi 1" erdhi si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë, për të zbatuar planin e posaçëm operacional policor që ka si objektiv parandalimin, evidentimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për të kultivuar bimë narkotike në ambiente të hapura ose të mbyllura.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:01
Arrestimi i vëllait për kanabis, reagon deputeti i PS Ndreca: Prokuroria dhe policia të bëjnë punën e tyre

1712862388_ndreca.jpg

Deputeti i PS Eduart Ndreca, i pyetur në lidhje me arrestimin e të vëllait për kanabis tha se ai duhej të hetohej si çdo qytetar tjetër.

“Nuk ka ende njoftim zyrtar nga prokuroria, por dua të them që prokuroria dhe policia duhet të bëjnë punën e tyre pavarësisht kush është personi, vëllai im si gjithë qytetarët është i barabartë para ligjit”, tha ai në telefon për BIRN

Ora 11:08
Dalin pamjet brenda ‘shtëpisë së barit’ në Lezhë, e pajisur me llamba për kultivimin e drogës! Sekuestrohen rreth 3 mijë bimë kanabis

Këto janë pamjet brenda stanit të kthyer në shtëpi bari në Lezhë, për të cilën dy persona kanë rënë në pranga, ndërsa është ndaluar edhe vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca.  

Siç shihet edhe në këto pamje, stani ishte pajisur me 50 llamba, pajisje ventilimi dhe sende të tjera që shërbenin për kultivimin e kanabisit.

Policia ka sekuestruar 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Njoftimi i policisë

Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Imazhi 1”, në zbatim të planit të posaçëm operacional policor, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Kishin përshtatur një ambient (stan), në pyjet e fshatit Kashnjet, për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa, nëpërmjet llambave që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast u ndalua dhe një 32-vjeçar i dyshuar i përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Nga ky ambient u sekuestruan 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë.

Më tej, në banesat e 2 të arrestuarve në flagrancë, Policia gjeti 3 armë të ftohta dhe 1 maskë. Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë, për të zbatuar planin e posaçëm operacional policor që ka si objektiv parandalimin, evidentimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për të kultivuar bimë narkotike në ambiente të hapura ose të mbyllura, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Lezhë, me mbështetjen e informacioneve nga inteligjenca policore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Imazhi 1”.

Gjatë operacionit, në pyjet e fshatit Kashnjet, u zbulua një ambient (stan) i përshtatur me llamba që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa.  Gjithashtu, u bënë të mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar të këtij rasti, shtetasve Armel Nikdukaj, 27 vjeç dhe Elvis Shpellzai, 28 vjeç, të dy banues në Koplik. Më tej, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast u ndalua dhe shtetasi Armando Ndreca, 32 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Nga ky ambient, Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

SI.E./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjyshi: 11/04/2024 20:59

    Perse vete deputeti i rilindjes do mbjelle hashash? As i vellai! Ata jane thjeshte pronaret nuk kane faj. Ca hane dardha mbas kurrizit e ca i mbjellin hashash ku qendron problemi ketu?

    Përgjigju
  • Ema: 11/04/2024 16:06

    Ngadal Europa po e legalizon perdorimin dhe kultivimin e kontrolluar,ne Shqiperi ende denohen 6 vjet per nje cigare ashash.Keni tru ne koke ma beni dhe lajmin 7. faqe..Pastaj kanabisi u hoq nga lista e drograve por quhet bime alucinante.Lexoni me shume portale Europiane dhe modernizohuni ne informacion.

    Përgjigju
    • Doktori: 11/04/2024 22:24

      Po moj Ema, ajo cigarja qe pi ne europe vetem mban ere, ndersa kjo cigarja qe pi ketu ne shqiperi i merr mendjen edhe lagjes nga thc e larte imagjino ti qe behes si chiwawa pastaj

  • noka: 11/04/2024 10:49

    er mec i droges

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çudira nga Kameruni, lojtarët marrin paratë në dorë para ndeshjes

VIDEO/ Çudira nga Kameruni, lojtarët marrin paratë në dorë para ndeshjes