LEZHËAstrit Tanaza dhe Nikoll Tanushi janë vënë në prangat e policisë së Lezhës si kultivues të kanabisit.

Janë zbuluar 5 raste të kultivimit në kohë të ndryshme, të bimëve narkotike në ambiente të hapura e si rrjedhojë janë vënë në pranga të 37 dhe 26 vjeçarit që u sekuestruan 279 rrënjë.

26-vjeçari u kap dhe u ndalua nga shërbimet e PKK Hani i Hotit, në tentativë për të kaluar kufirin me qëllim shmangien e përgjegjësisë ligjore për veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Ata janë arrestuar, pasi nga veprimet hetimore rezulton se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë të ndryshme, në zona të ndryshme të pyllëzuara të fshatrave të qarkut Lezhë, kanë kultivuar bimë narkotike kanabis, konkretisht:

  • - Me 7 korrik 2022, në 1 ambient të hapur, në fshatin Malecaj dhe
  • - Me 20, 28 dhe 29 gusht 2022, në 3 ambiente të hapura, në Malin e Torovicës dhe në 1 ambient të hapur, në zonën e quajtur "Shkëmbi i Kuq".

Bimët narkotike kanabis janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, si rezultat i kontrolleve të pandërprera, me qëllim goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.