Një këmbësor humbi jetën pasi u përplas nga një automjet në aksin Lezhë-Laç. Aksidenti ndodhi rreth orës 20:00 në afërsi të Fushë-Milotit, ndërsa viktimë e aksidentit ka mbetur Pjeter Lleshi 48-vjeç nga fshati Dom i Pukës.
 
Viktima ka qenë duke kaluar nga njëri kah i rrugës në tjetrin kur është pëplasur nga një automjet tip "BMW" që drejtohej nga shtetasi Leks Hamataj. Përplasja ka qenë e fortë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 48-vjeçarit, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar menjëherë në polici.
 
Nga hetimet e para është bërë e ditur se shkak për aksidentin është bërë ndërprerja e rrugës nga 48-vjeçari si dhe shpejtësia me të cilën lëvizte automjeti, duke mos i dhënë mundësi për të manovruar.
 
Policia ka bërë të ditur se pritet që të merret në pyetje drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin për të sqaruar edhe rrethenat e plota të aksidentit. Kjo është viktima e tretë që shënohet në harjun kohor të 48 orëve në autostraden Lezhë -- Fushë-Krujë . 

aksidenti lac 2

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)