Prej vitesh banorët e lagjes "Nënë Tereza" në qytetin e Lezhës vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Ata shprehen se uji rrjedh në çezma vetëm një orë në ditë, ndërsa në vere mungon fare.

Në këto kushte banoret detyrohen ta blejnë ujin e pijshëm ose të mbushin në burime natyrore. Pavarësisht ankesave të vazhdueshme nuk kanë gjetur zgjidhje nga ndërmarrja e ujësjellësit në varësi të bashkisë së Lezhës.

Mungesa e ujit po penalizon rreth 2 mijë familje në lagjen "Nëne Tereza" të qytetit të Lezhës, e cila është një zonë që është populluar masivisht gjatë 3 dekadave të fundit. E kontaktuar për këtë çështje Bashkia Lezhë bën me dije se është financuar projekti i Ujësjellësit të Ri që përfshin dhe lagjen "Nënë Tereza", investimi i cili pritet të nisë këtë vit.