Lezhë, largohet 3 ditë nga shtëpia
13-vjeçari gjendet në Tiranë

Lezhë, largohet 3 ditë nga shtëpia<br />13-vjeçari gjendet në Tiranë
LEZHE- Një 13-vjeçar nga Lezha i cili prej 3 ditësh rezultonte i humbur, pasi ishte larguar nga shtëpia, është gjetur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Klisman Ndou, 13 vjeç, nga fshati Tale 2 e Lezhës ka lënë mësimin ditën e martë dhe është kthyer fillimisht në shtëpi ku ka lënë çantën dhe më pas ka udhëtuar drejt Lezhës i shoqëruar edhe me dy djem të tjerë nga fshati Tale. Në hyrje të qytetit është vërejtur nga i ati, i cili e ka rikthyer në banesë, por rreth orës 10:00 ai është larguar sërish për të mos u kthyer më.
 
Familja Ndou ka denoncuar rastin në polici, megjithatë 13-vjeçari është mundur të gjendet në Tiranë pas tre ditësh.

Fillimisht familjarët kanë kërkuar tek të gjithë të afërmit, e më pas iu janë drejtuar pikave kufitare me shpresën se fëmija i tyre 13-vjeçar mund të kishte marrë një drejtim të tillë.
 
Fotoja dhe të dhënat e 13-vjeçarit Klisman Ndou u shpërndanë në të gjithë komisariatet e policive dhe pikat doganore, për të lajmëruar në rast se dikush e shihte. Pasi ështe gjetur kryeqytet në gjetur në kryeqytet në gjendje të mirë shëndetësore.

Klisman Ndoi është marrë në pyetje nga policia e Tiranës lidhur me shkaqet e largimit të tij nga shtëpia, ndërsa do të dërgohet drejt Lezhës dhe për t'u bashkuar me familjarët e tij.
femija i humbur lezhe
(Foto: 13-vjeçari, Klisman Ndou, i zhdukur prej 3 ditësh)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Skandali me mbetjet toksike, organizata amerikane BAN: Transporti i ‘hirit helmues’ nga Durrësi, maja e një skandali më të madh! Dërgesa të kësaj natyre bëhen rregullisht

Skandali me mbetjet toksike, organizata amerikane BAN: Transporti i ‘hirit helmues’ nga Durrësi, maja e një skandali më të madh! Dërgesa të kësaj natyre bëhen rregullisht