LEZHË-Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Tale të Lezhës, për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit.
 
Automjeti teksa ecte në rrugë ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kanal duke i kushtuar jetën drejtuesit të saj E.N 32 vjeç.

Sipas të dhënave dyshohet që në automjet të ketë pasur edhe persona të tjerë pasi niveli i ujit arrin në 2 metra.  
 
Policia ka mbërritur në vendngjarje ndërsa janë njoftuar edhe polumbarët për të bërë kërkime në kanal.

[gallery]21903[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com