Një person, i cili po udhëtonte me motoçikletë është aksidentuar për vdekje në aksin rrugor Lezhë-Milot. Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:25, në fshatin Ishull në Lezhë.
Policia bën të ditur se viktima është shtetasi me iniciale M.Gj, banues në fshatin Rrilë, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit, shtetasi J.M është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Motore neper rruget e Lezhes. ! Pulat po ,,Derrat po Lopet po ashtu po ,,por Motoret sikur e tepruar !
Përgjigju