LEZHË – Një malazez, që kishte ardhur në Shqipëri për t’u martuar, u mor peng dhe tashmë me rastin e tij po merret Porkuroria e Krimeve të Rënda.
 
Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Lezhës ku dhëndri i ri në vend të nuses, është prezantuar me pengmarrësit dhe më pas, fatmirësisht, edhe me policinë, e cila e shpëtoi tre ditë më parë.
 
Burimet nga policia e Lezhës thanë për “A1Report!” se pengmarrja e malazezit është vepër e njerëzve të nuses, ç’ka shton misterin e kësaj ngjarjeje.
 
Ende nuk dihen shumë detaje mbi ngjarjen e mistershme, apo dhe identitetin e malazezit.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)