Lezhë/ Mbante kallashnikov pa leje në banesë, arrestohet 41-vjeçari! Sekuestrohen 10 kg kanabis në kuadër të operacionit ‘Tempulli’

LEZHË- Një 41-vjeçar është arrestuar në Lezhë në kuadër të operacionit ‘Sundimi i ligjit’, pasi i është gjetur një kallashnikov pa leje në banesë. 41-vjeçarit Xhevahir Çupi, në territorin rreth banesës, në fshatin Simon, Mirditë, u gjetën të fshehura 1 armë zjarri kallashnikov dhe 2 karikatorë me fishekë luftarak.

Ndërkohë, në kuadër të operacionit Tempulli u sekuestruan 10 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, sasi e cila u gjet e groposur në një sipërfaqe pyjore, në fshatin Simon, Mirditë.

Nga hetimet rezultoi se kjo lëndë narkotike iu përkiste shtetasve Kastriot Çupi dhe Paulin Çupi (kushërinj), të arrestuar nga Policia, me datë 01.11.2023, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, si bashkëposedues të 4.3 kilogramëve lënde narkotike cannabis sativa, sasi e cila u sekuestrua nga Policia, ditën e zhvillimit të megaoperacionit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:18
Me kanabis dhe shkopa bejsbolli në makinë, policia arreston 2 persona në Kavajë! Shisnin drogë në zonat e frekuentuara nga të rinjtë

Dy persona janë arrestuar në Kavajë në kuadër të operacionit “Tempulli”. Të arrestuarit shisnin doza kanabisi në zonat që frekuentoheshin nga të rinjtë. Në pranga kaënë rënë S. K., 20 vjeç dhe A. U., 22 vjeç, të dy banues në Kavajë.

Policia i ka arrestuar 2 të rinjtë teksa lëviznin me automjet, në Qerret, me një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në disa doza, me qëllim shitjen. Dozat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe me 2 armë të ftohta (shkopinj bejsbolli) që u gjetën në brendësi të këtij automjeti.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave