Ndonëse Autoriteti i Rrugëve për zonën e veriut paguan 234 milionë lekë të vjetra për mirëmbajtjen e këtij segmenti rrugor asnjë punëtor nuk shihet duke punuar për t’u kujdesur për rrugën.
Gropa të mëdha me ujë dhe rrëshqitjet e dherave në disa vende janë kthyer në një makth të vërtetë për të gjithë drejtuesit e mjeteve që përshkojnë këtë aks rrugor. Shmangia e gropave është e pamundur pasi i gjithë segmenti prej 15 kilometrash ka të njëjtën problematikë.
Investimi për rikonstruksionin e segmentit rrugor Balldre-Torovicë nisi 1 vit më parë por mbeti në vendnumëro. Dëmtimi i kësaj rruge po dëmton ekonominë e këtyre banorëve, bujqesinë dhe çdo mënyrë jetese të tyre.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)