Lezhë, mungesa e shërbimit ambulator në Tale, Zefaj: Po merren masa për periudhën turistike

Mungesa e shërbimit ambulator i ka shoqëruar ndër vite vizitorët dhe turistët, të cilët kanë zgjedhur plazhin e Tales për të pushuar. Urgjenca më e afërt ështe në Tale 2, por aty nuk ka as ambulacë.

Ky shërbim është marrë në spitalin e Lezhës që ndodhet 25 kilometra larg bregdetit. Një vit më parë, një pushues kosovar humbi jetën pa mundur të marrë ndihmën e parë, pasi autoambulanca vonoi për shkak të trafikut.

Administratori i Shënkollit Albert Rrusti, thotë se mungesa e shërbimit ambulator gjatë sezonit turistik është një problem serioz.

Është e pamundur të përballojë fluksin e madh të pushuesve në bregdetin e Tales, sepse këtu frekuentojnë rreth 25-30 mijë pushues në ditë. Ne i kemi kërkuar ministrisë së Shëndetësisë vendosjen e një shërbimi ambulant, pranë zonës së plazhit që pushuesit të marrin shërbimin e parë sa më shpejt. Ne edhe vite të tjera i kemi kërkuar që të na mundësohet ky shërbim, por kjo ka ngelur vetëm në letër.

Albert Rrusti,  administrator i Shënkollit

Në Drejtorinë Rajonale të Shëndetësisë në Lezhë, thuhet se në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, rasti është në vlerësim. Drejtoresha e këtij institucioni, Zoje Zefaj, shprehet se ky shërbim nuk do t’u mungojë këtë verë në bregdetin e Tales.

Aktualisht jemi në komunikim me ministrinë e Shëndetësisë, dhe po merren masa për mirëfunksionimin e shërbimit shëndetësor në periudhën turistike në zonën e Tales.

Zoje Zefaj, drejtore e Shëndetësisë Lezhë

Në stinën e verës, në Tale dhjetëfishohet numri i rezidentëve ditorë, e kjo do të thotë më shumë pacientë që mund të kërkojnë shërbim urgjence.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen