LEZHË - Mungesa e mjekëve specialit në Spitalin Rajonal të Lezhës po pengon qytetarët të marrin shërbimin e nevojëshëm. Ky fenomen po i detyron ata që të udhëtojnë drejt kryeqytetit apo drejt Shkodrës për të diagnostikuar.
Një situatë e tillë është bërë shqetësuese edhe për stafin mjekësor. Drejtori i Spitalit Rajonal të Lezhës, Nervruz Bare shprehet se kërkesa për mjekët specialistë në këtë qytet është e madhe. Drejtori pohon se disa herë i është bërë kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë dhe shpresohet që këtë vit të zgjidhet një problem i tillë.
Ky spital është në shërbim të mijëra banorëve të Qarkut të Lezhës, por nuk ka marrë vëmendjen e duhur nga ministria e linjës.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO