LEZHE- Një muze modest është ngritur në shkollën 9-vjeçare të fshatit Rraboshtë në Lezhë. Ai përdoret edhe për zhvillimin e orëve jashtë kurrikulare, ku nxënësit mësojnë për historinë, kulturën dhe etnografinë e zonës se tyre. Materialet janë mundësuar nga vetë nxënësit, prindërit e tyre dhe mësuesit. Nëpërmjet kësaj nisme synohet krijimi i një lidhjeje më të fortë të fëmijëve me zonën e tyre.
 
Ky është edhe arsyetimi i drejtoreshës së shkollës Vera Lushi, e cila kërkon mbështetjen e komunitetit dhe vetë komunës për pasurimin e këtij muzeu.
 
Gjërat e vjetra të ekspozuara në këtë muze kanë tërhequr edhe interesin e nxënësve, të cilët kërkojnë që ky muze të jetë më i pasuruar me elemente.
 
Shkolla 9-vjeçare në Rraboshtë të Lezhës përbën rastin e parë të ngritjes së një muzeu brenda ambienteve të shkollës.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)