Lezhë/ Ndërprerja e prurjeve e kthen Drinin në “Lumin e Vdekur”, rrezik përmbytje në dimër

Ndërtimi i hidrocentralit të Ashtës  në Shkodër ka ndërprerë edhe prurjet në lumin Drin, i cili përshkon rajonin e Lezhës. Si pasojë e kësaj situate problemet mund të jenë të mëdha gjatë periudhës së shirave pasi cektësia e shtratit të lumit mund të bëjë që ujërat të vërshojnë në banesa dhe toka të mbjella. Specialisti i Mjedisit, Jak Gjini, shprehet se është mjaft i domosdoshëm rikthimi i prurjeve nga 20 në 30 meter kub në sekondë me qëllim që lumi Drin të kalojë në një stad ekologjik të pranueshëm.

Në këto kondita që është lumi Drin nëqoftëse nuk e pastron një herë në tre vjet, komuniteti në të dyja anët e lumit Drin në pikat më nevralgjike është i rrezikuar nga përmbytjet. Sidomos rrezikun nga përmbytjet e shtojnë shumë ndryshimet klimatike.T’i ndërpresësh këto prurje është katastrofike.  Sot këto dukuri po dalin në pah. Ka shpenzime kolosale për t’a mbajtur.

Jak Gjini, Specialist Mjedisi

Që prej ndërtimit të Hidrocentralit, ndërprerja e prurjeve ka bërë që lumi të kthehet “i vdekur”. Nga kjo situatë është krijuar ndotje mjaft e madhe kryesisht në periudhen e verës, ndërsa insitucionet përgjegjëse vijojnë të heshtin duke mos marrë asnjë masë për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Putin po përgatit një sulm ndaj Gjermanisë? Berlini: Nuk do lejojmë përhapjen e terrorit të tij

Putin po përgatit një sulm ndaj Gjermanisë? Berlini: Nuk do lejojmë përhapjen e terrorit të tij