Lezhë, në 74 vjetorin e vdekjes
inagurohet busti i At Gjergj Fishtes

Lezhë, në 74 vjetorin e vdekjes<br />inagurohet busti i At Gjergj Fishtes
Ky 74 vjetor i vdekjes së gjeniut së letrave shqipe At Gjergj Fishta përkujtohet ndryshe në fshatin e tij të lindjes. Busti i tij i mundësuar falë donacioneve të biznesmenëve kosovar është vendosur nën një ceremoni festive pranë banesës tij në fshatin Fishtë të Lezhës. Deputet, autoritete vendore, pasardhës të Fishtës e banorë të zonës ishin të pranishëm ne aktivitetin e organizuar me ketë rast. 

Përgjegjësi i kulturës kombëtare në Lezhë Paulin Zefi, ka deklaruar se ne këtë dite zemra e çdo shqiptari i bashkon Fishta i madh, duke vlerësuar kontributin e atyre që mundësuan ndërtimin e këtij busti

“Çfarë na bashkon në këtë ditë të paharrueshme, na bashkon gjaku ynë shqiptar, na bashkon flamuri i Kastriotit, na bashkon me zemër të gjithëve i madhi dhe i pavdekshmi At Gjergj Fishta. Mirënjohja e përjetshme për ndërtimin e këtij busti monumental i shkon patriotit të zjarrtë dhe vëllait tonë nga Kosova heroike fort i nderuari Sabri Magjoni Novosela, do i jemi debitor gjithmonë”, deklaroi Zefi.


“Për 72 vjet kjo është dita më e lumtur në jetën time që mu dha rasti dhe fati që sadopak një tullë të vogël ta vendos në themelin e kombit se çdo gjë që thuhet e bëhet për At Fishtën bëhet për kombin shqiptar”, deklaroi biznesmeni kosovar Sabri Maxhuni.
 
  
Ky bust do të qëndroje para Shtëpisë Muze te At Gjergj Fishtës e cila po shembet, ndërsa kërkohet përshpejtimi i procedurave nga Ministria e Kulturës ne mënyre që t’i hapet rrugë restaurimit të saj, pasi fondet janë siguruar pikërisht nga biznesmeni kosovar Sabri Maxhuni.


Redaksia Online
(g.f/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës