Drejtoria e Policise se Qarkut Lezhe
LEZHË, 7 Korrik/ATSH-Gaspër Marku/- Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës, pasi akuzohen për veprat penale "Kanosje serioze për vrasje", "Mbajtje pa leje të armëve e municionit luftarak" dhe "Dhunë në familje".
Zëdhënësja e policisë së qarkut Lezhë, Hike Cara, bëri të ditur për ATSH-në se  Ermal  Nikolli,  21 vjeç, banues në fshatin Markatomaj, Lezhë, u arrestua nga forcat e policisë, pasi gjatë një konflkti për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri shtetasin Mark P., 49 vjeç. Gjatë kontrollit në banesën 21 vjeçarit Nikolli, në fshatin Gajush, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pushkë mod-63, me nr.90320187, me dy krëhëra me 17 copë fishekë.
Ndërkohë, një tjetër 21 vjeçar, Donaldo Mirashi, banues në Ishull Shengjin, Lezhë, u arrestua, pasi akuzohet për veprën penale të "Dhunë në familje". Sipas zëdhënëses Cara, personi në fjalë u arrestua në flagrancë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, A M. Materialet për të dy këto ngjarje u vunë në dispozicion të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për hetime të mëtejshme. /a.ke/