LEZHE- Nipi i zë pritë dajës dhe e qëllon me armë. Krimi ndodhi sot paradite në afër të Shën Kollit në qytetin e Lezhës.

Paulin Tusha ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij kur është qëlluar nga Frances Gjokmarkaj.

Policia thotë se nga të shtënat ka vetëm dëme materiale. Autori është larguar nga vendi i ngjarjes por është arrestuar pak kohë më pas për akuzën e vrasjes së mbetur në tentative.

Policia po punon për zbardhjen e motiveve.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)