Dioqeza e Lezhës nisi zyrtarisht vitin jubilar të shpresës, i shpallur nga para Fraçesku sipas traditës biblike. Procesioni fetar startoi në katedralen e vjetër të Shënkollit, ku sot ndodhet memoriali i Gjergj Kastriotit.
Ritualit ju bashkuan dhjetëra qytetarë të cilët të cilët nën udhëheqjen e ipeshkvit të dioqezës së Lezhës monsinjor Otavio Vitale, me kryqin e jubileut marshuan drejt katedrales së re të qytetit, ku u mbajt dhe mesha e shenjtë.
Në fjalën e tij para besimtarëve, ipeshkvi i dioqezës së Lezhës monsinjor Otavio Vitale tha se në këtë situatë të vështirë që po kalon e gjithë bota, me lutjet tona duhet të jemi shtegtar të shpresës.
Jubileu është një ngjarje historike që zhvillohet çdo 25 vjet dhe sipas traditës biblike, është një vit i veçantë i faljes së mëkateve, borxheve dhe faljes universale në të gjithë botën.