Nata e Vitit të Ri është një ndërthurje mes haresë, muzikës, humorit, nostaligjisë por dhe shpresës për ditë më të mira.
E pikërisht në këtë koncept u ndërthur dhe emisioni “Esencë”, nga moderatori i këtij emisioni Eljan Tanini. Shumë personazhe, kujtime dhe humor nostalgjik.
11 të ftuar, 9 tema dhe një pjese prej tyre Ekskluzive, 7 orë e 40 minuta transmetim!
Eljan Tanini bisedoi me:
- Letra e rrallë/ Urimi i Migjenit për Vitin e Ri 1937
-Sigurimi i shtetit! VIVA PARASHQEVI SIMAKU VIVA! Esencë-Report Tv
-Bio e kaluar bios, 11 ushqimet shqiptare të certifikuara! Armand Kikino, Esencë
I ftuar në Esencë Armand Kikino, Ekspert i ushqimit
-Gazmend Leka: Pema e Krishtlindjes, si erdhi ajo në ditët tona! Simbolika, Esencë
I ftuar në Esencë Gazmend Leka, Artist, Piktor. Rëndësia, roli i pemës në shoqërinë tonë por edhe me gjerë.
-EXLUSIVE! Pse artistët shqiptarë nuk e kanë pikturuar kurrë Vitin e Ri?! Ermir Hoxha, Esencë
I ftuar në studio për këtë bisedë është Ermir Hoxha, Studiues i Artit Pamor.
-Pse kemi bestytni SHQIPTARE për Vitin e Ri?! Esencë-Report Tv
Të ftuara në natën e ndërrimit të viteve në Report Tv: Doreada Mio Moderatore nga Klinika 24, Albana Mançja
Shefe Kuzhine në Rreze Dielli.
-EXLUSIVE! Blendi Gonxhja: Ja si mbahen 3 ministri, duhen njerëz në vendin e duhur! Esencë
I ftuar në Esencë Blendi Gonxhja, Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
-EXLUSIVE! Arlind Qori, djali i oficerit që don të drejtojë Shqipërinë?! Esencë-Report Tv
Arlind Qori, sfidat tona në vitin 2025.
-Pamje të rralla! Viti i Ri, Shqipëria 1949-1982. Erma Troqe, Esencë-Report Tv
E ftuar në studio Erma Troqe, Inxhiniere Kimiste nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit.
-EXLUSIVE! Shkresat, ja si urdhërohej organizimi i Vitit të Ri në komunizëm! Ardit Bido, Esencë
I ftuar në Esencë Ardit Bido, Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave.
-EXLUSIVE! Koliqi, Shantoja, Kurti, Deda, Krishtlindja gjendje shpirtërore! Ardian Ndreca, Esencë
I ftuar në lidhje skype nga Roma Ardian Ndreca, Profesor i Filozofisë Moderne, gjithashtu ai drejton emisionin Elektroshok në Report Tv.
I ftuar në lidhje skype nga Roma ishte Ardian Ndreca, Profesor i Filozofisë Moderne, i cili drejton emisionin Elektroshok në Report Tv.
Profesor Ardian Ndreca tregon për Esencë në Report Tv disa nga autorët shqiptarë që kanë shkruar për Krishtlindjen. Ata janë: Dom Lazër Shantoja, At Donat Kurti, Ernest Koliqi dhe Pjetër Deda. Krishtlindja është gjendje shpirtërore në letërsinë shqipe.
Ardian Ndreca: Për të gjithë këta autorë Krishtlindja nuk është thjeshtë një datë por një nisje shpresë. Lazër Shantoja, bën meditim mbi dhuratat. Ata në botë dhurojnë gjëra të shtrenjta, ndërsa në Shkodrën e varfër fëmijët presin bonbone, letra me lapsa, apo mollë, gështenja apo edhe një palë këpucë të reja.
Lazër Shantoja thotë se për dhuratat, duhet me shpenzu shumë zemër. Pjetër Deda, një person i harruar krejt, punoi si përkthyes nga spanjishtja, do të pushkatohej në Kampin Nazist të Prishtinës, por… Pjetër Deda shkruan për varfërinë në shijen e laknorit të thjeshtë. At Donat Kurti, shkruan për Krishtlindjen si festë e zemrës, për besimin, ngjallja e besimit të krishterë, shuarja e armiqësive. Janë zakone pagane të fisnikëruara prej fesë së krishterë, shkruan At Donat Kurti.
Ernest Koliqi gjendet në Damask për Krishtlindje, ndërthuret gjeografia me misterin e asaj që festohet. Një katolik, mysliman dhe orthodhoks, të tre shqiptarët i gjen Krishtlindja në Damask. Koliqi nuk fle atë natë nga emocionet, gjendet në hollin e hotelit duke pirë.
E ftuar në studion e Esencë ka qenë edhe Erma Troqe, Inxhiniere Kimiste nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit.
Ajo rrëfenhistorinë e xhirimeve në gati një shekull dhe mbresat e përjetuara.
Rrëfimi i Erma Troqe:
"Elena Popova, ishte regjisore ruse që ka xhiruar shumë materiale në Shqipëri. Kemi 40 mijë bobina filmi në 600 m2. Ne kemi materiale prej vitit 1914.
Janar-Shkurt 1949. Pionerët e dalluar në Pallatin e Brigadave me rastin e Vitit të Ri.
Zhurnal 1955, Viti i Ri. Ne Pallatin e Brigadave jepet një pritje për fëmijet ku marrin pjesë udhëheqësit dhe Enver Hoxha. Janë mbi 100 fëmijë të cilëve u shpërndahen dhurata të ndryshme. Asiston Beqir Balluku.
Tirana në pragun e vitit te ri 1957. Njerëzit shëtisin në rrugët e qytetit, shkojnë nëpër dyqanet e lodrave për fëmijë, përgatisin pako me karamele.
Zhurnal 1958 – Kinoditar. Në qytetin e naftës punëtorët presin specialistët sovjetikë dhe së bashku e kalojnë natën e Vitit të ri me mjeshtërit Sovjetikë.
Zhurnal 1959, Viti i Ri. Studentë dhe punonjës të dalluar e festojnë Vitin e Ri në Pallatin e Kulturës "Ali Kelmendi". Në mbrëmje ndodhen edhe studentë Kinezë.
Zhurnal 1963, Viti i Ri. Në kryeqytet vitrinat i ka mbuluar bora e Vitit te Ri ndërsa prindërit në dyqanet e shtetit i blejnë fëmijëve lodra.
1969, Tirana me dëborë. Panoramë shumë e bukur e Tiranës e mbuluar me dëborë
Kinoditari, 1975. Festa e Vitit të Ri. Njerëz duke ecur nëpër rrugët e Tiranës. Fëmijët në MAPO-n e lodrave duke i blerë ato.
1978, Viti i Ri dhe fëmijët. Punëtorët e plastikës së Durrësit duke prodhuar lodrat e fëmijëve me rastin e Vitit të Ri.
1981, festa popullore e Vitit të Ri. Rrugë të mbushura me njerëz. Prindërit duke blerë lodra për fëmijët. Mbërmja e madhe e Vitit të ri e fëmijëve të kryeqytetit".
Arlind Qori rrëfen sfidat e tij në vitin 2025.
Një rrëfim ndryshe për emisionin Esencë, në Report TV. besimi te Lëvizja Bashkë dhe qytetarët dhe premisat për zgjedhjet e ardhshme.
Rrëfimi i Arlind Qorit:
"Ne jemi bashkë nga besimi politik që kemi, kjo është nga pikat tona më të forta. 10 përqind të pagës sime unë e lë për Lëvizjen Bashkë, si të gjithë anëtarët e saj. Pensionet ne do i zgjidhim duke mos vjedhur, 1 miliardë euro në vit avullojnë kot.
Qeveria e Kosovës ia del më mirë se ne, Albini është më i ndershëm dhe parimor. Universiteti nuk duhet ti ngarkojë studentët me tarifa, jashtë u japin fonde edhe atyre që nuk janë vendas. Mendja është pasuria jonë më e madhe!
Në zgjedhjet e 11 Majit 2025 unë nuk do të jem i pari i listës, kryetari është në funksion të partisë, jo partia në funksion të tijin. 82 përqind është pëlqyeshmëria ndaj meje ne sondazhet e bëra kohët e fundit. Kur protestonim për kullat pas Pallatit të Kulturës, një ndërtues më telefonoi dhe ankohej për një leje ndërtimi. Ne kemi mbështetje nga shtresa të ndryshme të shoqërisë. Ne do ti bëjmë të dyja, protestë dhe fushatë elektorale.
Bonusi i fundvitit, pensionisti ka nevojë të rritet penisioni gjithmonë, jo bonus. Edhe aq pak që është dhënë është meritë e jona. Çmimet e apartamenteve rriten më shpejt se rrogat tona, prandaj nuk marr shtëpi me kredi. Kur nuk blen dot shtresa e mesme, ai vend ka marrë fund! Në Shqipëri nuk ka siguri. Ka ende hapësira ku fëmijët mund të luajnë me top, ato që janë duhet të ruhen. Kemi nevojë për arsim më të mirë në vendin tonë, rikonceptim i vetë shkollës.
Hapësira publike duhet rikuperuar. Lëvizja Bashkë është Parti e së Majtës Demokratike për shtet social, të drejtat, ekologjinë, barazinë gjinore".
I ftuar në Esencë ishte dhe Blendi Gonxhja, Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Me një rrëfim ekskluziv, ministri tregon sfidat në drejtimin e dikasterit, vështirësitë dhe puna që bëhet për të arritur rezultate.
Blendi Gonxhja shprehet si më poshtë:
"Të mbash 3 ministri është sfidë e madhe. MEKI, është MEKA e rezultateve, keshtu duhet ta kthejmë atë institucion. Stafi jonë sot duhet të jetë 275 për të 3 portofolet. Kemi pasur vështirësi në rekruetim, staf, pagat kanë qenë të ulëta, tani zyrat tona janë në qendër të Tiranës, kjo për shumë arsye. Shpesh herë është e vështirë të bësh edhe mbledhje në një javë. Lira Pipa është e deleguar si Ministre e Kulturës, në fakt ajo ështe Zv. Ministre e Kulturës. E rëndësishme është të kemi njerëzit e duhur ne vendin e duhur, kapitali human duhet të menaxhohet më mire. Në çdo gjë që unë kam bërë deri tani e kam bërë me përgjegjësi të madhe. Sfida jonë tani është te zgjedhjet e Majit.
Zv.Ministri Enkelejd Musabelliu ka kryer skemën e pensioneve, reformën, ne e kemi kthyer vemendjen te pensionet.
25 përqind e buxhetit të shtetit shkon te pensionet. Qeveria nuk i rregullon dot gjërat me një të rënë të lapsit. Kemi një kantier të hapur për edukimin dhe kulturën. Ne po përpiqemi ta zgjidhim problemin e Bibliotekës atje ku është por edhe me një qendër të madhe të librit. Po punojmë për një rikonceptim të Pallatit të Kulturës, para ndertesës, brenda dhe pas.
Atje ku është sot Galeria Kombëtare do të kemi atë që nuk e keni parë kurrë, pas proceseve tani na duhen njerëzit. 35 milionë euro kushtoi Teatri i Operas. Galeria e Re Kombëtare dhe Muzeu i saj janë hapësira të rikonceptuara.
Qendra e Re Kombëtare për Fëmijë po ndërtohet pranë Parkut të Liqenit.
Teatri Kombëtar është duke ecur në rrugë të mbarë, jo çdo gjë duhet dhe mund të ndërtohet me buxhetin e shtetit. Po punojmë të ekspozojmë veprat arkeologjike të gjetura nga gërmimet e TAP-it. Filantropia do të jetë bazë e veprimeve tona në të ardhmen. Na duhet sa më shumë kulturë si strategji mbrojtëse".
Të ftuara në natën e ndërrimit të viteve në Report Tv: Doreada Mio Moderatore nga Klinika 24 dhe Albana Mançja, Shefe Kuzhine në 'Rreze Dielli'.
Çfarë thonë dhe mendojnë dy të ftuarat në lidhje me Vitin e Ri dhe festimet për të, në një rrëfim për Esencë.
Albana: Përpara viteve 90 Babagjyshi nuk ishte magjik.
Doreada: Unë jam mësuar se Viti i Ri ishte festa më e rëndësishme. Thjerrëzat dhe kokrrat e shegës për ne janë mbarësi në shtëpi.
Albana: Romsteku, pula me vezë, apo 7-8 gatime ishin traditë e asaj nate të ndryshimit të viteve. Gjeli i detit, herë ka qenë e herë jo, po ashtu edhe pula.
Doreada: Bakllavaja, sallata ruse, majoneza kishin vlerën e tyre.
Albana: Fëmijet çanin arrat, gjyshja na thoshte për të kënduar një këngë që të harronim oreksin. Në emigracion i kishim të gjitha dhe asgjë. Për Krishtlindje të gjithë janë bashkë jashtë, Viti i Ri më pak. Fëmijëria ime mund të ishte e varfër, por ishte e bukur.
Doreada: Rëndësi ka sa mirë ke qenë në fëmijëri që të mbash mend për mirë. Ishte koha kur bënim shumë vizita, kush te vinte u shkoje. Çdo gjë duhet të ishte e paster ekstrem.
Doreada, Albana: Vetem Koncerti i datës 1 Janar nuk ka ndryshuar.
Doreada: Kur ka ardhur demokracia, unë nuk e kuptoja se në cilën gjendje ishim, nuk e kuptoja.
Albana: Ajo kohë kishte edukatë. Nëse jam mirë me veten unë festoj mirë. Jepni dashuri, falni dashuri, mbajeni fortë dorën te mosha e tretë.
Doreada: Do të desha të ndaleshim për të parë njëri tjetrin në sy.
I ftuar në studio të emisionit Esencë për këtë bisedë është Ermir Hoxha, Studiues i Artit Pamor.
Ai flet për festat në kohën para vitit 1990 dhe si shiheshin festimet nga artet pamore.
Ja si e përshkruan Ermir Hoxha:
"Socializmi ishte ëndrra e prekshme. 1961, pema i bashkonte shqiptarët përballë ideologjisë, pema e Krishtlindjes tashmë është Pema e Vitit të Ri!
I gjithë arti i atyre viteve kishte tashmë një fenomen të ri mbi Enverin dhe frymën e re. Regjimi propozonte një Parajsë tokësore me foton e Skënderbeut dhe Enver Hoxhës. Piktura e Edi Hilës tregon boshin e Shqipërisë në vitin 1988. Ishte koha kur fëmijët bënin shirita prej letre prej varfërisë. Në Shqipëri procesi religjoz u zëvendësua nga Partia Mëmë.
Enver Hoxha ishte në mes të çdo gjëje, ai ishte në mes të Vitit të Ri dhe Vitit të Vjetër. Enver Hoxha ishte njeriu që nuk kishte kohë për luks, Zogu ishte më estetik.
Fishekzjarret ishin çast ekstaze për të gjithë popullatën. Festat e vjetra u hoqën, tashmë festat e sistemit të ri kishin më shumë rëndësi".
I ftuar në emisionin maratonë Esencë, në Report TV, ishte dhe Gazmend Leka, Artist, Piktor.
Rëndësia, roli i pemës në shoqërinë tonë, por edhe me gjerë, ishte tematika e diskutimit, teksa Leka shpjegon edhe botëkuptimin e festës dhe pemës.
Gazmend Leka:
Ne i kemi thënë Pema e Vitit të Ri, ajo është e Krishtlindjes. Pema nga ana simbolike është e gjitha një sajesë. Pema përfaqëson jetën.
Bredhi ka rëndësi sepse rri i gjelbër, madje edhe gjaku i pemës është i gjelbër, gjaku i njeriut është i kuq. Njeriu ka krijuar një lidhje të fortë për festat, e kuqja e kombinuar me ngjyrën e gjelbër. Pemë me hije, pema është shtëpia e të gjithëve. Pema është mashkullore dhe femërore, ajo të kujton kishën dhe xhaminë. Pema është konsideruar si aksi i botës, esenca e jetës, është ajo që ne nuk e dimë se cfarë ka toka, është ekuivalente me kollonën vertebrare të njeriut.
Pema e Parajsës, ishin dy te tilla, pema e së mirës dhe e së keqes. Herkuli vetë vodhi mollët e arta, një copëz nga rinia e përjetshme. Te druidët, Perëndisë Odin iu shfaqën shkronjat, ai i mori. Pema e Budës, pema ku ai ndryshoi. Odisea e kish ndërtuar shtratin te pema. Pema është si direku i anijes. Pema e ullirit e Perëndeshës Athina. Perënditë janë barazpeshuar me pemët, Dafne dhe Apolloni.
Në Iran vajzat e bëjnë tatuazh pemën. Dante thotë se pema jeton në kulmin e saj. Krishti thuhet se është vendosur në pemë, jo në kryq. Perandori Justinian e vendosi datën 25 Dhjetor për Krishtin e lindur.
Armand Kikino, ekspert i ushqimit, në Esencë
I ftuar në emisionin maratonë Esencë, për natën e ndërrimit të viteve, ka qenë i ftuar Armand Kikino, ekspert i ushqimit.
Me temën 'bio dhe kaluar bios', u trajtuan 11 ushqimet shqiptare të certifikuara.
Armand Kikino:
Kur produkti tradicional shqiptar certifikohet duhet të kalojë në disa faza dhe procese, për të cilat mund të duhen edhe vite. Interesi nga qytetarët dhe komunitetet është i lartë. Certifikimi ka nisur rreth e 1 vit më parë si “specialitet tradicional i garantuar”.
Pajisja më ketë certfikatë shërben jo vetëm si garanci për konsumatorët por edhe si pasaportë për të depërtuar në tregjet ndërkombëtare. Produktet në fjalë u klasifikuan nga kjo ministri në tri kategori: tregues gjeografik, emërtim i origjinës dhe specialitet tradicional i garantuar.
Për ta arritur këtë, produkti duhet të prodhohet për së paku 30 vjet, të ketë mënyrë të veçantë dhe tradicionale të përpunimit.
Këngëtarja Parashqevi Simaku dhe faksimile e dosjes së ish-Sigurimit të Shtetit
Tiranë, ora 21:34, data 21.03.1989. Në Qytetin e Studentëve, pas mbarimit të emisionit televiziv "Muzikë për të gjithë", në godinën nr. 7, tri studente të Institutit të Lartë të Arteve nisën të këndojnë me zë të ulët këngë dashurie.
Atyre iu bashkuan djem dhe vajza të godinave të tjera, me britma dhe parrulla si "Rroftë Instituti" dhe "Artet janë bota".
Pas pak, nga godina 5 dëgjohen thirrje të tjera: "Viva Parashqevi, viva!", "Poshtë fashizmit", si dhe këngët "Eja, mblidhuni këtu, këtu, bashkë me ne" etj.
Po ju sjellim një episod në dukje naiv për ditët e sotme, por në vitin 1989 ky ishte një akt i vërtetë "rrugaçërie" nga rinia, po t’i referohemi izolimit dhe kontrollit të çdo qelize arsimore dhe kulturore me dorë të hekurt nga strukturat e pushtetit.
Dokumenti i krijuar nga ish-Sigurimi i Shtetit, pjesë e fondit arkivor të AiDSSH-së, tregon një episod të veçantë nga vitet e fundit të regjimit komunist, kur zëri dhe shpirti rinor po tentonin të sfidonin izolimin dhe ndrydhjen, në raport edhe me ndryshimet politike në të gjithë Europën Lindore.
A ishte zgjedhja e emrit të saj një nevojë për çlirim?
Ngjarja e ndodhur në Qytetin e Studentëve në mars të vitit 1989 reflekton një moment spontan, kur arti dhe emocionet personale kapërcyen muret e frikës dhe censurës.
Me deklarata si "Artet janë bota" dhe thirrje si "Viva Parashqevi, viva!", edhe pse krejt simbolike, ato treguan se, në një kohë kur gjithçka dukej e zymtë, një zë dhe një fytyrë e bukur, e lirë si zog, e shpenguar dhe në qendër të vëmendjes, ishin një nevojë për shpëtim.
Poeti Millosh Gjergj Nikolla – Migjeni
Ai nuk shkruante urime, por ka bërë një përjashtim.
Më poshtë mund të lexoni një urim i rrallë që ka bërë “poeti i mjerimit, Millosh Gjergj Nikolla – Migjeni, i vitit 1937.
Letra e Migjenit:
“Shok i dashtun, unë përgjithësisht nuk shkruej urime, as për Krishtlindje as për Bajram, as për ditëlindje as për ndoj festë tjetër. Nuk shkruej, pse urimet që n’ato ditë tan bota ban, nuk dij a plotësohen një per qind se pothuej të gjitha dalin nga hipokrizia. Bota ketë e din, por njësoj vazhdon të shkruejë urime. As për Motmotin e Ri deri tash nuk i urova askujt asgja.
Por kësaj here due të hyj në rradhen e njerëzve korrekte dhe t’u uroj shokve të mi Motmotin e Ri 1937. – Së pari, t’uroj, shok i dashtun gjumin e ambël, që të mos ndëgjosh si gjëmojnë njerëzit nën barren e kryqave të vet tue mundunve, as britmen e ngadhnjysve në ketë jetë. Të mos ndëgjosh bumbullimen e Spanjës. Gjumin e ambël! Të mos ndëgjosh si afër teje gërset dhëmballa për dhëmballë, nga të ftohtit. Pse atëherë duhet të pyesësh: moj dhëmballë, pse ndeshe për dhëmballë dhe gërset aq? E gjuha në vend të dhëmballes përgjegjet: pse asht ftohtë, zotni, e kur asht ftohtë, zotni, u hyn dreqi trupit, muskulave, nervave, zotni, dhe qashtu gërset dhëmballa për dhëmballë, zotni. Asht tepër banale të themi se mungon veshja dhe mbathja dhe zjarrmi, prandej: gjumin e ambël, shok i dashtun.
-Së dyti mbas gjumit t’ambël, t’uroj – ç’asht dhe e natyrshme – të jesh i gëzuem, gjithmonë i gëzuem. Nga gëzimi i madh, në sentimentalizem, të puthish drrasat e dhomes e shtyllat, si bani Greta Garbo në filmin “Mbretnesha Kristina”, kur shijoi dashunin shtazore (desha të them hyjnore, por njësoj asht). Aq i gëzuem, saqë bota të ta kenë zili dhe të thonë: oh, sa i lumtun asht! Të jesh i gëzuem edhe pse n’anë tjetër zemra të pëlset, si paljaços. Të jesh i gëzuem, se gëzimi yt u jep shpresa edhe tjerve. Në rasë se tryeza e shkrimit të çalon, ti qeshu. Në rasë se e vetmja karrige që ke në shtëpi asht e shpueme dhe s’ke se ku te rrish, ti qeshu. Në rast se s’ke zjarm e ke të ftohtë, po, ti qeshu. Në rasë se ndonjë ditë, ashtu kot, të mungon dhe buka, ti merre për lojë, për shaka, dhe qeshu, qeshu.
Del në rrugë bile, në kryqzimin e udhve, dhe qeshu, qeshu, qeshu, e bota do ta ketë zili dhe do të thotë: ah, sa i lumtun asht! E kur të të vijë në shtëpi ta shofi shkakun e gëzimit tand, do t’i kujtohet botes vetvetja dhe do të fillojë të qeshi kikikikakaka. Smundja e të qeshunit do të përhapet ndër të gjithë dhe njerzit si majmunat do të hidhen përpjetë nga gëzimi… Dhe kështu uroj që vjetin 1937 ta kalojmë në gëzim, edhe se të smundë patalogjisht.”
Migjeni – Urim për vitin 1937"