Një i burgosur është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në burgun e Shën Kollit, Lezhë.
 
Dyshohet se viktima të ketë humbur jetën gjatë natës ndërsa është gjetur i vdekur vetëm sot në mëngjes.
 
I burgosuri që është gjetur i vdekur është Mark Lekani 75-vjeç.
 
Sipas burimeve nga burgu vdekja e të moshuarit dyshohet të jetë nga shkaqe natyrale, pasi vuante nga tensioni.
 
I burgosuri vuante dënimin prej disa kohësh, ndërsa është transportuar për në morgun e Lezhës, për t’iu nënshtruar autopsisë mjeko-ligjore.
 
Do të jetë ekspertiza që do ti bëhet e cila do përcaktojë dhe shkaqet e vdekjes së 75-vjeçarit.
 
Prej një muaji është rasti i dytë që humbin jetën, ku më parë një minoren humbi jetën, ndërsa familjarët akuzuan autoritetet e burgut për ushtrim dhune.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com