Lezhë, Pallatit të Kulturës, po i
rikthehet identiteti dhe spektatorët

Lezhë, Pallatit të Kulturës, po i<br />rikthehet identiteti dhe spektatorët
LEZHË - Prej 22 vitesh arti në qytetin e Lezhës është braktisur nga pushteti vendor dhe nga publiku, por kjo qasje po ndryshon. Pallati i Kulturës në qytetin verior është kthyer në identitet, teksa në të po vihen në jetë mjaft festivale që shpalosin vlerat artistike të zonës, ndërsa dhe spektatori ka filluar ta vizitojë.


Arti nis kudo por përçimi i tij kërkon skenë dhe artdashës. Në Lezhë kjo vuajtje ka shoqëruar 22 vitet e fundit dhe ecejaket nuk po krijojnë lavdinë e merituar të kësaj treve. 

Kënga mbetet një nostalgji, në Lezhë ajo nuk ka prezantuar mjeshtërisht një traditë të hershme. 


Festivali Lezha ime, është prezantimi më i ri i Pallatit të Kulturës në këtë qytet, që sipas përgjegjësit të saj Mark Gjoka krahas referimit në tradite pritet që të hedhë një hap më tej në zhvillimin e artit. 


“Kemi hedh idenë dhe shumë shpejt do të kemi një teatër të qytetit të Lezhës, do kemi një teatër kukullash të qytetit dhe të gjitha këto do të arrijmë ti bëjmë në bashkëpunim me operatorë të ndryshëm të qytetit”, -tha Mark Gjoka, drejtor i Pallatit të Kulturës Lezhë.

E ndërsa pritet shumë që arti në Lezhë të ridimensionohet, përgjegjësi i Pallatit të Kulturës Mark Gjoka prezanton një pjesë të problematikës, duke kërkuar edhe mbështetje.
Gjoka prezanton edhe idenë e teatrit në këtë qytet, gjë për të cilën ai shprehet se ka gjetur edhe mbështetje.

“Kemi një bazë materiale muzikore folklorike e cila është në nivelin zero, është e domosdoshme dhe këtu ndoshta gjej momentin që tu bëj thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi të kontribuojnë sadopak, le ti afrohen kulturës dhe artit lezhjan sepse do të regjistrojnë emrin e tyre në memorien e këtij arti dhe kulture ndoshta të përjetshme”,- tha Gjoka.

Festivali i pare folk fest, Lezha ime vjen si pjese e festimeve për 70-vjetorin e çlirimit, ndërsa ka prezantuar këngën tradicionale lezhjane. Në këtë nisje të parë, çmimet e jurisë janë referuar në disa zhanre të ndryshëm, duke vlerësuar në këtë mënyrë kontributin e shumë artisteve të kësaj treve.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje