Sheshi kryesor i qytetit të Lezhës “Gjergj Kastrioti” është në procedura për t’u dhënë me koncesion dhe në këtë mënyrë është bërë mbyllja e tij, duke mos u lejuar parkimi i automjeteve.

Vendimi është marrë në një nga mbledhjet e këshillit bashkiak dhe tashmë do të jetë privati ai që do ta administrojë këtë pjesë, duke bërë që qytetarët të paguajnë kohën e qëndrimit të automjetit te tyre në të. Policia bashkiake po e ruan, ndërkohë kryetari i bashkisë, Fran Frrokaj, thotë se mbyllja e tij ishte e domosdoshme.

“Ky është një vend pelegrinazhi ku vijnë turistë dhe vizitorë dhe nuk është korrekte që të vijë një autobus me turistë dhe ti thuhet se nuk lejohet parkimi, duhet gjetur një vend parkimi patjetër sepse Lezha ka hapësirat e nevojshme.

Strukturat e mija kanë bërë një llogaritje ku rezulton se kjo ngarkesë mund të mbahet, proceduar e menaxhimit të sheshit do të tenderohet, do të jetë një shërbim me partneritet publik privat dhe natyrisht do hapet parkimi. Parkimet do të bëhen me pagesë për të gjithë qytetarët duke filluar nga mua,”
tregoi Fran Frrokaj, Kryetar, Bashkia Lezhë.

Me një investim prej mijëra eurosh, qeveria shqiptari pati ndërhyrë për rehabilitimin e kësaj zone, ndërsa hapja e tij për automjetet u konsiderua vendim i gabuar, pasi ishte menduar për qytetarët.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com