Përmbytet kopështi “Besëlidhja” më i madhi në Lezhë, fëmijët përcillen në shtëpi! Godina u rikonstruktua 5 vite më parë, kushtoi 50 milionë lek

LEZHË - Kopështi “Beselidhja” me i madhi në qytetin e Lezhës është përmbytur këtë të mërkurë. Mësimi është pezulluar për shkak të prezencës së madhe të ujit në dhomat e katit të dytë dhe të tretë. 

Drejtori i Arsimit në Bashkine Lezhë, Nikolin Shtjefni sqaron se “gjatë natës ka pasur një defekt në sistemin e ujit, një tub në banjo është çarë nga presioni i lartë i ujit dhe në mëngjes është konstatuar prezence uji në katin e dytë dhe të tretë. Mësimi për sot është pezulluar ndoshta dhe për nesër, pasi kemi frikë për ndonjë masë nga sistemi elektrik. Pjesa hidraulike e rrjedhjes së ujit është rregulluar, tani presim edhe elektricistët”. 

Rreth 250 fëmijë janë përcjellë në shtëpi. Godina e kopështit "Besëlidhja" është rikonstruktuar 5 vite më parë dhe ka kushtuar 50 milionë lek (të reja).

Reshjet e shiut të rëna gjatë natës kanë krijuar probleme dhe në rrugë. Konkretisht në bllokun e banimit 11.2 hektare të lagjes Beselidhja.

Kjo është një situatë e vazhdueshme sa herë ka reshje shiu, për shkak të bllokimit të kanalizimeve nën tokësore, ndërsa asnjë masë nuk është marrë për ti dhënë zgjidhje problematikës.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

U zgjodh president i SHBA-ve, Donald Trump do të shpallet për herë të dytë 'Personi i Vitit' nga revista Time

U zgjodh president i SHBA-ve, Donald Trump do të shpallet për herë të dytë 'Personi i Vitit' nga revista Time