LEZHË - Përplasja e dy mjeteve në superstradën Lezhë-Laç ka shkaktuar vdekjen e një personi, ndërsa drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendngjarja.

Aksidenti është regjistruar rreth orës 1:00 të ditës së sotme në vendin e quajtur kryqëzimi i Shënkollit, ndërsa viktima e tij ka mbetur 60-vjeçari Dodë Lleshi banorë i lagjes varosh në Lezhë.
 
Në tentativë për të dalë nga një rrugë dytësore për në superstrade automjeti tip "X6" me targa AA 002 JR që drejtohej nga Aleks Lala 29-vjeç banues në Tiranë i ka ndërprerë rrugën autoveturës Land Rover me targa të Lezhës 8424 A që drejtohej nga Dodë Lleshi.
 
Përplasja mes dy mjeteve ka qenë tepër e fortë, kjo edhe për shkak së fuoristrada po lëvizte me shpejtësi tejet të madhe, e për pasojë i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme 60-vjeçarit.

Menjehëre pas aksidentit 29-vjeçari që drejtonte fuoristradën është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia ka nisur ndaj tij një procedim penal dhe e ka shpallur në kërkim.
Ndaj Aleks Lalës policia ka referuar materialet në prokurori për veprën penale 'shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor më pasojë vdekjen si dhe largim nga vendi i aksidenti.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)